Prej të martës pasdite, landfilli i Elbasanit, vijon të nxjerrë tym, ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë.
Autoritetet kanë vijuar përpjekjen për shuarjen e flakëve nga toka, por kjo ka qenë e pamundur për vendosjen e vatrave nën kontroll ndaj bashkia e Elbasanit pas 3 ditësh i ka kërkuar ndihmë ministrisë së mbrojtjes për ndërhyrje nga ajri.
Edhe pse në landfill duhet të ketë masa për mbrojtjen nga zjarri që të shmangin raste të tilla kjo duket se nuk funksionon.
Aktualisht është ngritur një grup pune, i cili ka ndërhyrë nga ajri me helikopter për shuarjen e plotë të masivit të mbetjeve, i cili vijon të nxjerrë tym toksik duke krijuar probleme për banorët e zonës