Studentët e mjekësisë kundër detyrimit për të punuar në vend, dalin sërish në protestë

0
88

Studentët e mjekësisë kanë nisur edhe sot protestën  para rektoratit të UMT-së pasi refuzojnë punësimin me detyrim.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë para Universitetit me pankarta ku kundërshtojnë këtë vendim si edhe penalizimet financiare që vijnë me të.

Sakaq ata kanë thënë se kanë mbështetjen e pedagogëve sa i takon kësaj çështjeje.

Çfarë parashikon ky vendim? Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.