Studimi: Çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

0
255

Çokollata është shumë e dobishme për shëndetin e zemrës, përveç se të bën një person të lumtur.

Studimi i zhvilluar nga shkencëtarët në Fakultetin e Mjekësisë Baylor në Houston të SHBA-së, zbuloi se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë “i mban enët e gjakut të zemrës të shëndetshme”.

Të dhënat e studimit i ofruan 336.228 pjesëmarrësve të konsumin e çokollatës dhe u vërejt se gjatë nëntë viteve 14.043 vuanin nga sëmundja e arterieve koronare ndërsa 4.667 prej tyre kishin sulm në zemër.

Ekspertët deklaruan se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së arteries koronare me 8% për dallim nga ata që konsumojnë çokollatë në interval më të gjatë.

“Hulumtimi ynë tregon se çokollata ndihmon në mirëmbajtjen e zemrës së shëndetshme. Në të kaluarën, hulumtimet klinike zbuluan se çokollata është e mirë si për tensionin e gjakut ashtu edhe për enët e gjakut. Çokollata përmban lëndë ushqyese si flavanoidi, metilksantin, polifenol dhe acid stearik, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe ngrisin kolesterolin e mirë”, tha dr. Chayakrit Krittanaëong, një nga pjesëmarrësit e studimit./abcnews.al