STUDIMI i ri: Koronavirusi qëndron në trup më shumë se 1 muaj

0
199

Një studim i ri i realizuar së fundmi në Itali ka treguar se koronavirusi lë gjurmë në trupin e njeriut për më shumë se 1 muaj që nga momenti i infektimit.

Sipas mediave të huaja, në studim morën pjesë më shumë se 4,500 persona të infektuar me Covid. Po ashtu u zbulua se koha mesatare për pastrimin total të trupit nga Covid-19 është deri  36 ditë.

Ndërkohë, studiusit bazuar në këto të dhëna thonë që mjekët tashmë duhet të marrin marrin në konsideratë të dhënat e reja për periudhën e qëndrimit në trup të koronavirusit, dhe se izolimi nuk duhet të jetë vetëm 15 ditë, siç kanë këhsilluar deri tani autoritetet shëndetësore.

Ekspertët sugjerojnë se edhe pse pacientët e infektuar mund të jenë rikuperuar dhe nuk kanë simptoma, ekziston një mundësi e madhe që virusi të jetë në gjak dhe të mos jetë zhdukur plotësisht.

Ka pasur raportime se disa pacientë kanë vuajtur pasojat edhe disa muaj që pas diagnostikimit me Covid-19. Por ka patur edhe nga ata që janë ndjerë të sëmurë vetëm për disa ditë.

(a.k.dosja.al)