studime të shumta janë bërë në lidhje me efektin e kafesë dhe çajit tek personat diabetikë ose tek ata, që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Studimi më i ri, i bërë së fundmi tregon se njerëzit, që vuajnë nga tipi 2 i diabetit gjithashtu mund t’i kenë këto përfitime. Pirja e çajit jeshil dhe kafesë është e lidhur me një rrezik të zvogëluar të vdekjes së parakohshme tek njerëzit me tipin 2 të diabetit.
Studimi i kryer në Japoni dhe i botuar në “BMJ Open Diabetes Research and Care”, përfshiu pothuajse 5.000 diabetikë me një moshë mesatare 66 vjeç, të cilët u vëzhguan për 5 vjet. Shkencëtarët kishin analizuar personat, që kanë konsumuar këto dy pije dhe efektin tek shëndeti i tyre.
Sipas rezultateve, njerëzit me diabet tipi 2, të cilët pinin një filxhan çaj jeshil në ditë, zvogëluan rrezikun e vdekjes për 15%, dy deri në tre filxhanë për 27%, dhe katër filxhanë në ditë çaj të gjelbër për 40%. Të dhëna të ngjashme u vërejtën edhe tek përdorimi i kafesë.
express