Studimi: Një në tre të shëruar nga Covid-19 diagnostikohet me probleme të shëndetit mendor

0
186

Sipas një studimi të ri,një në tre persona që rikuperohen nga  Covid-19 vuajnë nga probleme neurologjike ose psikiatrike gjashtë muaj më vonë, shkruan euronews

Studimi i botuar në revistën Lancet Psychiatry,  tregoi se pacientët me Covid-19 kishin më shumë gjasa të zhvillonin probleme neurologjike sesa të vuanin nga infeksione të tjera të traktit respirator.

Duke studiuar të dhënat shëndetësore të më shumë se 230,000 pacientëve që ishin shëruar nga Covid-19,  34 përqind u diagnostikuan me probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve.

Problemet më të zakonshme ishin ankthi (17 përqind e pacientëve) dhe çrregullimet e humorit (14 përqind).

Për 13 përqind të pacientëve kishin probleme neurologjike.

Incidenca e çrregullimeve neurologjike si hemorragjia (0.6 përqind) dhe goditja në tru (2.1 përqind)  ishte më e ulët se çrregullimet psikiatrike, por rreziku për probleme të shëndetit mendor  ishte përgjithësisht më i lartë në pacientët që kishin kaluar Covid-19 me simptoma më të rënda, raporton abcnews.al