Shqiptarët renditen në popujt që shumicën e të ardhurave e shpenzojnë për ushqime dhe për pagesën e energjisë dhe të dritave. Në studimin e bërë para rritjes së çmimit të produkteve thuhet se shpenzimet për ushqime brenda shtëpisë përbëjnë 69% për qind të të ardhurave dhe ato për energji elektrike prekin 11% të totalit.
Megjithatë duket se shpenzimet për ushqime janë rritur ndjeshëm kwtw vit, kjo është si pasojë e shtrenjtimit të produkteve bazë dhe të karburantit
Edhe pse prej vitesh premtohet ulja e diferencimit social, rezulton se situata nuk ka ndryshuar. Sipas konkluzionit të ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, një të tretën e të ardhurave e zotërojnë vetëm 10 për qind e popullsisë për të cilër thuhet se kanë të ardhura të larta. Ndërsa vetëm 7% e familjeve kanë mundësi që të kenë depozitë bankarë kurse 5% e familjeve kanë dhënë para borxh te të tretët.
Nga sondazhi i realizuar është konstatuar se gjysma e familjeve e kanë personin e referencës me nivel të ulët edukimi, pra që kanë mbaruar shkollën 8- ose 9-vjeçare dhe vetëm 13% e kanë me shkollë të lartë.
Niveli i edukimit thuhet në raport lidhet edhe me aspekte të tjera të familjes që kanë të bëjnë me të ardhurat dhe pasurinë.