Studimi: Vaksina e Oxfordit është e sigurt dhe aktivizon antitrupa kundër koronavirusit

0
231

Universiteti i Oxfordit ka zhvilluar një vaksinë për koronavirusin e cila duket se në fazat e para të studimit ka treguar se është e sigurt dhe aktivizon sistemin imunitar.

Testet që përfshinin 1,077 persona treguan se injeksioni çoi në prodhimin e antitrupave dhe qelizave T që mund të luftojnë koronavirusin.

Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë herët të themi nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe testime më të mëdha janë në proces.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 100 milion doza të vaksinës.

Si funksionon vaksina?

Vaksina – e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 – po zhvillohet me një shpejtësi të paparë.

Ajo është e përbërë nga një virus i gjeneruar gjenetikisht që shkakton ftohjen e zakonshme tek shimpanzetë.

Fillimisht ky virus është modifikuar shumë në mënyrë që të mos infektojë personat e mos të japë simptoma të njëjta me atë të covid-19.

Shkencëtarët e bënë këtë duke transferuar kodet gjenetike në vaksinën që po zhvillonin të koronavirusit që përdor për të pushtuar qelizat tona,

Kjo do të thotë që vaksina i ngjan koronavirusit dhe sistemi imunitar mund të mësojë se si ta sulmojë atë.

Çfarë janë antitrupat dhe qelizat T?

Shkëncëtarët tashmë janë përqëndruar në rolin e antitrupave në luftën kundër koronavirusit, por këto janë vetëm një pjesë e sistemit tonë imunitar.

Antitrupat janë proteina të vogla të bëra nga sistemi imunitar që ngjiten në sipërfaqen e viruseve. Antitrupat neutralizues mund të çaktivizojnë koronavirusin.

Qeliza T, një lloj qelize e bardhë e gjakut, ndihmon në koordinimin e sistemit imunitar dhe janë në gjendje të zbulon se cilat qeliza të trupit janë infektuar e më pas për t’i shkatërruar ato.

Pothuajse të gjitha vaksinat e suksesshme aktivizojnë si antitrupat ashtu dhe qelizat T.

Nga testimet rezultoi se nivelet e qelizave T ishin më të larta 14 ditë pas vaksinimit, dhe nivelet e antitrupave arritën kulmin pas 28 ditësh.

A është e sigurt?

Sipas asaj që shkruan BBC, ajo është e sigurt por ka edhe efekte anësore. Këto efekte nuk janë të rrezikshme. 70 përqind e atyre që kanë marrë këtë vaksinë kishin dhimbje të lehtë koke dhe ethe.

Studiuesit shprehen se kjo mund të kalojë shumë thjesht me një qetësues si paracetamoli.

Profesori Sarah Gilbert i Universitetit të Oksfordit, në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ka ende shumë punë për të bërë para se të konfirmojmë nëse vaksina jonë do të ndihmojë në trajtimin e pandemisë së covid-19, por këto rezultate të para janë premtuese.”

Ora news