Stuhi breshëri në Elbasan, dëmtohen qindra hektarë tokë të mbjella, fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria: Është e vetmja mundësi jetese që kemi

0
387

Pasditen e sotme, Elbasani është përfshirë nga një stuhi breshëri, duke sjellë si pasojë dëmtimin e disa hektarë tokave të mbjella në njësinë administrative të Treganit.

Mësohet se dëmet më të mëdha janë regjistruar në fshatin Muçaj ku janë dëmtuar pothuajse plotësisht 150 ha ullishte dhe 20 ha vreshtari.

Stuhia e shiut e cila më pas u shoqërua nga breshëri, ka zgjatur për 20 minuta, të cilat mjaftuan për të dëmtuar pothuajse plotësisht qindra hektarë të mbjella. Fermerët kërkojnë që të bëhet përllogaritja e dëmeve dhe të dëmshpërmblehen nga qeveria pasi janë e vetmja mënyrë jetese për ta.