Momente shumë të vështira po kalojnë në Volos por edhe më gjerë pasi stuhia “Danie” është në zonë prej disa orësh dhe meteorologët vlerësojnë se kjo situatë do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme.
Sipas informacioneve, në fakt, një blegtor 70-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Agios Georgios në Ano Volos, pasi është shtypur nga një mur ngjitur me shtëpinë e tij që u shemb nga vëllimi i madh i ujit. Sipas informacioneve, ai po përpiqej t’i afrohej kafshëve të tij.
Në të njëjtën kohë, ka informacione për një tjetër person të zhdukur në zonën e Volosit, makina e të cilit u përfshi nga një përrua në zonën e Agia Akaterinit.
Sakaq pritet përkeqësim i motit në orët në vijim.