Stuhia e dëborës që ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dhe 4 viktimat e para.
Situata paraqitet tepër e rënduar në Kansas dhe Misuri, aty ka bora ka shkaktuar dhe probleme të mëdha me qarkullimin rrugor, teksa qindra fluturime janë anuluar.
Poëeroutage.us raporton se mbi 350 mijë persona kanë pasur problem me furnizimin me energji elektrike në Teksas, Misuri, Ilinois, Indiana, Kentaki dhe Virginia.
Ndërprerja krijoi kushte të rrezikshme udhëtimi nga shtetet qendrore dhe jugore në Bregun Lindor, duke detyruar shkollat dhe zyrat qeveritare në disa territore të mbeten të mbyllura. (A2