Duke nisur nga mbrëmja e sotme një pjesë e territorit të Shqipërisë pritet që të përfshihet nga vala e dytë e motit të keq që pas hyrjes në stinën e vjeshtës. Pjesa e parë e stuhisë goditi në fundjavë, ndërsa reshjet e dendura do të rikthehen sonte për të vazhduar të enjten dhe të premten për t’u përmirësuar më pas situata në fundjavë.
Gjithashtu fenomeni do të godasë edhe vendet e tjera të rajonit. Mediat greke kanë publikuar hartën ku do të godasë moti i keq me stuhi, reshje dhe breshër, që kap pjesën e lindjes dhe jugut të Shqipërisë.
“Dita e enjte na sjell sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu. Në mëngjesin e enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.
Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakta”
Abcnews