Suarez larg Juventusit

0
220

Luis Suarez largohet nga Juventusi. Operacioni për të sjellë “Pistolero” në Torino nuk është aq afër mbylljes sa dukej ditët e fundit. s

Sulmuesi uruguajan i Barcelonës ka ende dyshime për destinacionin e ri dhe ka ngrirë marrëveshjen me Juventusin, ndërsa ai pret të vlerësojë të gjithë skenarët e mundshëm para se të marr vendimin, për kontratën e fundit të madhe në karrierën e tij shkruan e përditshmja katalanase “Sport”.

Marrëveshja me Juven është një negociatë konkrete, për një kontratë tre-vjeçare për 10 milion në sezon, por Suarez ka dyshime dhe nuk ka dhënë ende miratimin e tij përfundimtar për të finalizuar operacionin.

Dhe në sfond shfaqet Atletico Madrid. Trajneri Simeone mësohet se ka bërë një sondazh me lojtarin në rast të largimit të Alvaro Morata (edhe ai është në orbitë e Juventusit, por tani për tani asnjë ofertë nuk është bërë).

Negocimi me Barça për tu liruar nga kontrata nuk është i lehtë për Suarez që dëshiron të gjithë vitin e fundit të pagës, por zonja e vjetër gjithashtu është e gatshme t’i siguroj katalanasve kompensim (një pjesë fikse plus bonuse për objektivat) për të favorizuar lamtumirën e uruguajanit.

Në çdo rast, 33-vejcari do të duhet së pari të marrë një provim të gjuhës në internet për të marrë një pasaportë italiane. Duke qenë një çështje burokratike, kohën e ka kundër dhe madje “Sport” thekson se zgjidhja e enigmës duket larg: lojtari duhet së pari të bindet plotësisht për Juve, më pas të nisin bisedimet mes tij dhe dy klueve.

ora tv