Sula zbulon ç’ndodhi në mbledhje: Basha mbajti shënime 5 orë, kam besim se do t’i lexojë

0
173

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka zbuluar detaje nga mbledhja e gjatë e grupit parlamentar. Sula tha në studion e ABC Live se Basha ishte i ftohtë dhe mbajti shënime për 5 orë, ato që i thanë deputetët. Sula shprehu besimin e tij se Basha do t’i lexojë ato që mbajti shënim.

“Basha nuk ka bërë debat dhe ka mbajtur shënime për 5 orë nga fillimi deri në fund. Ka qenë shumë i ftohtë. Nuk ka reaguar të bëjë debat. Ka mbajtur shënime. Shpresoj që nga ajo që u tha mbrëmë, nga irritimi i grupit parlamentar. Vetën dy patën një qasje tjetër, të cilët kërkuan zgjidhje padiskutim dhe që u la që do të ketë përsëri mbledhje. Jam i bindur se brenda javës do të ketë mbledhje të tjera.

kam besim që me ato shënime që ka mbajtur dhe nëse do ti lexojë, edhe mund ti lexojë. Kam besim. Nëse një grup parlamentar apo një ushtri që është e demoralizuar sigurisht një gjeneral i vetëm nuk ka çfarë të bëjë”, tha Sula. g.v/abcnews.al