Sulm me armë në një supermarket në SHBA, tre të vdekur dhe disa të plagosur

0
51

ARKANSAS- Një sulmues hapi zjarr mbrëmë në një supermarket në Arkansas në Shtetet e Bashkuara dhe vrau tre persona dhe plagosi dhjetë të tjerë, përfshirë dy policë.

I dyshuari u plagos gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit me policinë, u tha gazetarëve drejtori i Policisë së Shtetit të Arkansas, Mike Hagar.

Të shtënat ndodhën në dyqanin ushqimor “Mad Butcher” në Fordyce, një qytet me 3200 banorë rreth 100 kilometra në jug të Little Rock.

“Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se 11 civilë të pafajshëm u plagosën dhe tre prej tyre vdiqën. Dy policë u plagosën në shkëmbimin e zjarrit. I dyshuari gjithashtu u qëllua dhe u arrestua”, tha Hagar.

Ai nuk shpjegoi rrethanat e të shtënave dhe as nuk iu përgjigj pyetjeve, raporton rrjeti kabllor amerikan CBS. Policët e plagosur dhe i dyshuari pritet të mbijetojnë, tha ai. Lëndimet e civilëve varionin nga jo-kërcënuese për jetën në jashtëzakonisht kritike, tha ai.

Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shkroi në platformën e mediave sociale X se ajo ishte e informuar për incidentin.

“I jam mirënjohëse forcave të policisë dhe atyre që u përgjigjën së pari për veprimin e tyre të shpejtë dhe heroik për të shpëtuar jetë”, tha ajo. Nëse autoritetet përgjegjëse amerikane kanë nisur tashmë hetimet dhe së shpejti pritet të dalin me rezultatet e para/ abcnews.