Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë pranë një kishe në qytetin jugor francez të Nicës, raportoi media franceze të enjten.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qytet, ndërsa Kryetari i bashkisë së Nisës, Christian Estrosi, tha se i dyshuari – për të cilin tha se dukej si incident terrorist – ishte arrestuar pas sulmit.
Kryebashkiaku i Nisës publikoi fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe tha se ishte në vend me Policinë Kombëtare, e cila e kishte arrestuar të dyshuarin dhe se gjithçka fliste për një sulm terrorist.
© SYRI.net