Sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, të paktën 13 të vdekur

0
162

Një shpërthim i madh ndodhi  në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit (Porta e Abbey), konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në Twitter dhe u pasua nga të shtëna me armë.

Presidenti amerikan Joe Biden është informuar dhe po azhurnohet mbi zhvillimet në këto momente nga niveli i lartë i sigurisë kombëtare.

Nga sulmi raportohte për të paktën 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë

Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve Reuters duke cituar një zëdhënës të talibanëve sipas të cilit dyshohet se ka të plagosur në radhët e tyre.

Mësohet se një person hodhi veten në erë në një zonë të quajtur “kanali” .

Gazetari i Skynews raporton në vend duke shpjeguar se është një zonë e cila ndodhet jashtë aeroportit ku mijëra e mijëra njerëz presin që dokumentet e tyre të shqyrtohen. Në këtë zonë, shpjegoi reporteri, kryesisht ushtrojnë trupat britanike. /OraNews/