Ambasada amerikane në Bagdad u shënjestrua nga dronë dhe raketa gjatë natës, ku burime irakiane të sigurisë që i thanë agjencisë së lajmeve AFP se ky ishte “sulmi më intensiv që nga fillimi i sulmeve”.
Sakaq një zjarr shpërtheu në një hotel luksoz në Bagdat si pasojë e një sulmi me dron në zonën ku ndodhen edhe ambasada amerikane dhe ndërtesat qeveritare, raporton A2CNN.
Po ashtu një shtetas pakistanez është vrarë nga mbetjet e raketave në Abu Dhabi, bëjnë me dije zyrtarë vendas. Ndërkohë që Izraeli vijon sulmet në Liban, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar po i bëjnë thirrje të dy vendeve të fillojnë negociatat pas asaj që e quajnë situatë humanitare “thellësisht alarmante” në vend.
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb mbrojti kryeministrin britanik Starmer në lidhje me kritikat e këtij të fundit ndaj Presidentit Trump.
Trump duket gjithnjë e më i irrituar me aleatët europianë, pasi këta të fundit i janë përgjigjur me heshtje thirrjes së tij për t’iu bashkuar SHBA-ve me anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit. (A2 Televizion)


