Sulmet me dron në Moskë/ Rusia e quan “sulm terrorist”, mbyllet përkohësisht hapësira ajrore e kryeqytetit

0
126

Ministria ruse e mbrojtjes i ka quajtur tre sulmet me dronë gjatë natës ndaj Moskës një “sulm terrorist”.

Nuk u raportua për viktima dhe ndërtesat e zyrave duket se kishin dëme të vogla.

Në një deklaratë, ministria e mbrojtjes tha se pajisjet radio-elektronike kishin rrëzuar dy dronët që goditën zonën e biznesit Moskva-Citi.

Mbrojtja ajrore kishte rrëzuar një tjetër në ajër mbi zonën e Odintsovo në rajonin e Moskës, tha ajo.

“Në mëngjesin e 30 korrikut, një tentativë për sulm terrorist nga regjimi i Kievit duke përdorur mjete ajrore pa pilot kundër objektivave në qytetin e Moskës u dështoi”, tha ministria.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Kievi për incidentin e fundit.

Hapësira ajrore mbi Moskë dhe rajonet periferike u mbyll përkohësisht për çdo avion mbrëmë pas sulmeve me dron. Këto kufizime që atëherë janë hequr.

Asnjë fluturim nuk ka hyrë ose dalë nga aeroporti Vnukovo në periferi jugore të qytetit për rreth një orë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS./abcnews.al