Sulmi i hakerave iranianë mbi sistemin TIMS, reagon ministria e Brendshme: Rikthyem në punë 2 sportele

0
74

Ministria e Brendshme, ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon sulmit të hakerave iranianë mbi sistemin TIMS gjatë ditës së sotme.

Në njoftim thuhet se deri më tani, ishin rikthyer në punë, dy sportele në aeroportin e Rinasit të cilët ishin bllokuar për shkak të këtij sulmi dhe se së shpejti pritet të rikthehen në funksion të plotë edhe sportelet e tjera.

Njoftim i Ministrisë së Brendshme

Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.