Sulmi me armë në një qendër masazhimi në SHBA, tetë viktima

0
168
CORRECTS DATELINE TO ACWORTH INSTEAD OF WOODSTOCK - Authorities investigate a fatal shooting at a massage parlor, late Tuesday, March 16, 2021, in Acworth, Ga. Officials say 21-year-old Robert Aaron Long, of Woodstock, Georgia, has been captured hours after multiple people were killed in shootings at three Atlanta-area massage parlors. (AP Photo/Mike Stewart)

Zyrtarët në qarkun Cherokee, SHBA kanë publikuar emrat e pesë viktimave që u qëlluan gjatë të shtënave që ndodhën të martën në një qendër masazhimi aziatik në  Acëorth, Georgia. Sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Cherokee, katër persona humbën jetën në vend.

Ata ishin  Delaina Ashley Yaun, 33 vjeç, nga Acëorth, Paul Andre Michels, 54 vjeç, nga Atlanta, Xiaojie Yan, 49 vjeç, nga Kennesaë, Daoyou Feng, 44-vjeçar. Ndërsa një person i pestë ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën, raporton CNN.

Bëhet fjalë për Elcias R. Hernandez-Ortiz, 30 vjeç, nga Acëorth. Sulmi ndodhi të martën mbrëma ndërsa për pasojë humbën jetën tetë persona në tre sallone të ndryshme masazhesh në zonën e Atlantës.

Emrat e katër viktimave të vrara në Atlanta nuk janë bërë të ditur. Mbi të dyshuarin, 21-vjeçarin Robert Aaron Long, rëndojnë katër akuza për vrasje dhe një akuzë për Sulm të Rënduar.

Ai aktualisht ndodhet në Qendrën e Mbrojtjes për të Rriturit në Qarkun Cherokee. sb/abcnews.al/