
Kai Ji Adam Lo, një burrë 30-vjeçar, është personi që shkaktoi një tragjedi të rëndë në Vankuver të Kanadasë mbrëmjen e të shtunës, kur hyri me makinë në një turmë njerëzish, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona, përfshirë një vajzë 5-vjeçare.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur kalimtarët ndihmuan në ndalimin e autorit, ndërsa ai më pas u arrestua nga policia. Prokuroria e Kanadasë ka ngritur tetë akuza për vrasje të shkallës së dytë ndaj tij, pasi ai kishte histori të njohur të problemeve mendore. Motivet që e shtynë atë të kryente këtë akt të tmerrshëm mbeten ende të pasqaruara, por deri tani është përjashtuar mundësia e një sulmi terrorist.
Dhjetëra persona mbetën të plagosur në këtë sulm që ndodhi gjatë një festivali filipinez në Vankuver, ku merrnin pjesë mbi 100,000 njerëz. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spital. Identiteti i viktimave, që variojnë nga 5 deri në 65 vjeç, ende nuk është publikuar nga autoritetet.
Shefi i Policisë së Vankuverit, Steve Rai, e cilësoi këtë ngjarje si ditën më të errët në historinë e qytetit.
