Një grua ukrainase shpërtheu në të qara për shkak se një raketë goditi banesën e saj në Uman nga sulmet ajrore ruse këtë mëngjes.
“Raketa goditi apartamentin tonë, jemi mbuluar të gjithë në gjak”, thotë ajo në një video. Megjithatë, shtoi se gjendja e saj dhe e fëmijëve është e mirë.
Përmes këtyre pamjeve, ukrainasja e tregonte gjendjen e apartamentit të saj të dëmtuar, derisa fytyra e saj dhe duart ishin të mbuluara me gjak.
Siç raportohet, 17 persona u vranë përfshirë një fëmijë nga sulmet ajrore ruse në qytetin Uman.
Ndërkaq, një grua dhe vajza e saj tre vjeçare u vranë në një sulm të ngjashëm në Dnipro.