Dy persona janë goditur më thikë në Francë ditën e sotme, pranë zyrave të vjetra të, Charlie Hebdo dhe gjendja e tyre është kritike.
Mediat italiane bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona që dyshohet që kanë lidhjen me ngjarjen, një 18-vjeçar i cili njihet edhe për krime të tjera si dhe një 33-vjeçar.
Një nga të arrestuarit bëhet me dije se ka pasur gjak në rroba, ndërsa nuk dihet akoma roli i të arrestuarit tjetër në ngjarje.
Franca ka nisur hetimet nëse ky rast ka lidhje me ndonjë akt terrorist apo jo.