Sulmi në Gjermani, reagon kryeministri Rama. Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

0
2

Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara turmën, ka reaguar edhe Tirana zyrtare.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në platformën ‘X’ shprehet se ka mbetur i shokuar prej këtij sulmi që ka marrë jetë të pafajshme.

“Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe plagosi shumë të tjerë gjatë festimeve në tregun e Krishtlindjeve”, shkruan Rama.

Më tej, shefi i qeverisë shprehet se “Shqipëria e dënon ashpër këtë akt barbar dhe qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm“.

“Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në mesazhin e kryeministrit.

Edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani reagoi përmes një postimi në platformën ‘X’, duke shprehur gushëllime për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

“I tronditur thellë nga lajmi i sulmit mizor në Magdeburg që ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë atij që duhet të jetë një sezon i gëzueshëm. Zemrat tona qëndrojnë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan Hasani.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake Ministria e Jashtme konfirmon se deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar nga ky sulm terrorist që i ka marrë jetën dy personave dhe ka lënë 80 të tjerë të plagosur