Sulmi në Odesa, Zelensky nuk përmbahet: Bastardët rusë nuk duan t’ia dinë

0
144

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk u përmbajt gjatë konferencës së tij për shtyp në metronë e Kievit, duke i përshkruar rusët që kanë kryer sulmin në Odesa si “bastardë”.

Duke e shprehur hapur zemërimin ai tha se foshnja ishte vetëm një muajshe kur filloi lufta.

“Është thjesht tmerr… atyre thjesht nuk u intereson”, shtoi Zelensky, duke theksuar se qyteti u godit në prag të Pashkëve Ortodokse, një festë e rëndësishme në kalendarin ortodoks.