Sulmi në Ukrainë, miliarderëve rusë u ndalohet “Pasaporta e artë”

0
127

Gjithashtu aleatët e perëndimit do të ndalojnë dhe mundësinë e njerëzve të pasur të Rusisë të blejnë shtetësinë në vende të tjera.

Ne angazhohemi të veprojmë kundër njerëzve dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse”, thuhet në deklaratë.

Në mënyrë të veçantë, ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë – të ashtuquajturat pasaporta të arta – që të lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të shteteve tona dhe të kenë akses në sistemet tona financiare.”

Përmes një deklarate të përbashkët, udhëheqësit e Komisionit Evropian si dhe Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja për Rusinë. Një prej masave është edhe përjashtimi i bankave ruse nga sistemi SWIFT, një sistem i pagesave ndërkombëtare që do të ndodhë në ditët në vijim. Pjesë e tyre është ndalimi i pasaportave të arta.