Një sulm terrorist tronditi New Orleand gjatë ndrrimit të viteve.
Si pasojë e sulmit humbën jetën 15 persona, ndërsa të plagosur jane me dhjetëra. Incidenti ndodhi në një kryqëzim në lagjen franceze të qytetit rreth orës 3:15 të mëngjesit (koha e New Orleans).
FBI, e cila drejton hetimin, ka thënë se po e heton ngjarjen si një “akt terrorizmi”.
Hetuesit po shqyrtojnë çdo bashkëpunëtor të mundshëm të të dyshuarit, si dhe pikëpamjet politike apo fetare të të dyshuarit dhe nëse personi është i lidhur me një organizatë të njohur terroriste.
Autori goditi qëllimisht me kamion turmën e njerëzve në zonën e njohur qytetit të Nju Orlinsit, ‘Canal and Bourbon Street’, në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të paktën 15 viktima dhe 35 të plagosur.