Presidenti rus Vladimir Putin, në një fjalim drejtuar kombitn të tij pas sulmit me 133 viktima në Moskë, është shprehur se përgjegjësit do të ndëshkohen.
Vladimir Putin ka u shpreh se autorët e sulmit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës dhe por u arrestuan nga forcat e sigurisë së Rusisë.
Të gjithë përgjegjësit do të ndëshkohen”, u shpreh presidenti Putin duke shtuar se “4 personat e armatosur që shkaktuan sulmin janë arrestuar”.
Presidenti rus ka shpallur 24 marsin ditë zie, teksa e konsideroi sulmin në sallën e koncerteve një “akt terrorist barbar”.
“Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundoi ai në fjalën drejtuar kombit.