Super derbi qysh në javën e parë të Premierligës

0
181

Tjetër përplasje e madhe në javën e parë të Premierligës. Këtë të diel, në orën 17:30, në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës Manchester City do të nisë mbrojtjen e titullit duke pasur përballë Tottanhamin, kundërshtar të cilit kërkon t’i rrëmbejë me çdo kusht sulmuesin Harry Kane.

Citizens, në fakt, e nisën me disfatë sezonin e ri, pasi u mposhtën në “Community Shield” nga Leicester City, ndaj është e papranueshme për skuadrën e Guardiolës të bëjë një tjetër hap të gabuar, këtë herë në kampionat.

Në fakt, Nuno Espirito Santo, nuk e ka grumbulluar për këtë ndeshje Kane, pasi sulmuesi i “Tre Luanëve” e ka nisur vetëm pak ditë më parë stërvitjen.

Nga ana tjetër, Pepit do t’i mundojnë për arsye dëmtimi De Bruyne dhe Foden, ndërsa Ederson, Walker, Gabriel Jesus, Stones e Sterling janë lënë pushim.

express