“Super” prodhim shalqini në Fier e Lushnje / Fermerët të pakënaqur, eksportuesit bëjnë festë

0
244

Fermerët e Frakullës në Fier janë të njohur për kultivimin e luleshtrydhes, por vit pas viti një pjesë po shtojnë edhe sipërfaqet me shalqinj e pjepër. Prodhimi këtë vit është i mbarë, por ata që zgjedhin ta nxjerrin vetë në treg ankohen për shitjet!

“Nëse nuk shiten, do ta marrim dhe do e sjellim në shtëpi. Do i hedhim poshtë.”

Kur fitimit i heqin shpenzimet dhe mundin që duhet për të kultivuar këto kultura dalin të pakënaqur.

“Po nuk nxore vlerën e një kilogrami, është gjë e kotë për bujqit të punojnë.”

Myzeqeja është zona më e njohur për prodhimin e shalqinit, ndaj në Lushnje i kanë kushtuar një festë që bën bashkë fermerët me grumbulluesit!

2.700 fermerë të zonës kanë arritur të prodhojnë rreth 120 mijë ton shalqi.

Rreth 35% sipas të dhënave eksportohet në vendet europiane dhe Ballkanin Perëndimor.

“Kërkojmë sa më shumë ndihmë, që malli të na shitet, të na eksportohet.”

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, thonë se shtimi i eksporteve mbetet ende sfidë!

“Sfida më e madhe e shitjes së mallrave shqiptare është trefishimi i eksporteve.”

Lushnja ka 38 qendra grumbullimi të frutave dhe perimeve për eksport kryesisht drejt vendeve të rajonit dhe Europës.

ora