Superkupa e Europës, ndeshja Sevilla-Bayern do të luhet me tifozë

0
249

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se tifozët do lejohen në stadium për finalen e Supërkupës Europiane mes Bajern Mynihut dhe Seviljas.

Tifozët do rikthehen në stadium me 24 shtator kur luhet dhe finalja në Budapest mes fitueses së Ligës së Kampioneve dhe fitueses së Ligës së Europës.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot se do të lejojë që finalja e SuperKupës Europiane të luhet me një numër të reduktuar tifozësh, deri në 30% të kapacitetit të stadiumit”, thuhet në njoftimin e UEFA.

Të gjitha ndeshjet e tjera të kompeticioneve të UEFA-s do vazhdojnë të luhen pa tifozë deri në një njoftim të dytë”, lexohet në deklaratën e UEFA-s.

Ora tv