E ndërsa në “Elbasan Arena” po zhvillohej ndeshja eliminatore mes Shqipërisë dhe Hungarisë për Botërorin e Katarit, papritur një dron u ngrit mbi stadium me një mesazh për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues nga ky qark duke e dërguar në Fier, por mbi të gjitha i hoqi postin e sekretarit të përgjithshëm duke ia ngarkuar Damian Gjiknurit.“Taulant Balla, Elbasani ty të do” ishte mesazhi në mbështetje të socialistit që valëvitej mbi dron, ndërsa i gjithë stadiumi shpërtheu në kor “Rama Ik”
Taulant Balla në zgjedhjet e 25 prillit ishte drejtues politik i qarkut të Elbasanit, ku rezultoi edhe deputeti më i votuar në rang kombëtar, sa i përket votave preferenciale./Abcnews.al