Surprizë për të gjithë fansat e “Games of Thrones” Hapet studio me kostumet e famshme të protagonistëve

0
147

Fansat e sagës së famshme “Game of Thrones” ftohen të hyjnë në botën e Westeros në një atraksion të rikrijuar enkas me kostume dhe rekuizita nga drama epike televizive, që ka kushtuar rreth 54 milionë $.

Turneu në “Studio Game of Thrones” pritet të hapet në Linen Mill, një nga vendet e xhirimeve të shfaqjes në Irlandën e Veriut.

Setet e Sallës së Madhe të Winterfell dhe Castle Black kanë mbetur aty që nga fundi i xhirimeve në 2018. Komplete të tjera janë rindërtuar dhe janë shtuar rekuizita ikonë si “Froni i Hekurt” për atraksionin prej 110,000 metra katrorë.

Surprizë për të gjithë fansat e "Games of Thrones"

Turizmi nëpërmjet “Game of Thrones” lulëzoi në Irlandën e Veriut përpara pandemisë, pasi shfaqja ndikoi në vendimin e tyre për të udhëtuar atje në 2018. Kjo u përkthye për rreth 350,000 njerëz, të cilët shpenzuan 67 milion $ në ekonominë lokale, sipas të dhënave të turizmit.

“Ne presim ta rrisim këtë shifër,” tha menaxheri i përgjithshëm i turneut Brad Kelly. “Ky është një fenomen global televiziv dhe ne duam të sjellim një audiencë globale në Irlandën e Veriut për t’iu afruar Game of Thrones.”

Dragonj dhe përbindësha, armë, kostume dhe rekuizita që i keni parë në ekran dhe keni pyetur veten se si janë krijuar, tani mund t’i shihni me sytë tuaj, nëse udhëtoni drejt studios së famshme.