Sylvinho para ndeshjes me Gjeorgjinë: Vetëm fitorja na bën punë

0
29

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në konferencën para ndeshjes që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi të hënën, shpjegoi situatën e ekipit pas humbjes në Republikën Çeke.

“Ne kemi shpenzuar shumë se Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Por ta lëmë pas krahëve sepse nesër është ndeshje e vështirë, ky është një grup ku ka ndarje pikësh, në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Do ta kuptojmë nesër gjendjen e skuadrës. Kemi stërvitjen,do të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”, tha trajneri i kuqezinjve.

Sa i përket presionit që ka Kombëtarja, Sylvinho tha: “Ne duhet të bashkëjetojmë me realitetin. E vërtetë, çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben, na shërben vetëm fitorja, tre pikët. Por është e drejtë që nëse flasim për nëntorin që kemi mbylljen e grupit në shtëpi me një avantazh të lehtë, ne duhet të marrim pikë. Nesër është shumë e rëndësishme për ne. Ata janë të fortë, por edhe ne. Duhen marrë pikë nesër, se përndryshe bëhet e vështirë që të arrijmë objektivat”.

“Që në fillim kam menduar se grupi është shumë i ekuilibruar, ka balancë, do të ndahen shumë pikë nga të gjithë anët, çdo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, mund të ndodhë gjithçka. Te ndeshja e parë, humbja për ne, ishte sipas meje në një ndeshje 50-50, ndeshje e vështirë taktike e fizike. Gjeorgjia është një ekip i madh, trajneri Sagnol po bën një punë shumë të mirë prej kohësh, ka në ekip lojtarë të mëdhenj. E kemi parë ndeshjen, por duhet të mundohemi të bëjmë diçka ndryshe, por po luajmë jashtë fushe, do të jetë e vështirë, të shohim nëse duhet ndërruar ndonjë lojtar. Por më e rëndësishme është të dalim në fushë dhe të bëjmë gjithçka. Ndeshjen e Gjeorgjisë me Ukrainën e pashë, ishte 50-50, ndeshje e vështirë. Ukraina ka lojtarë të pabesueshëm, por Gjeorgjia luajti mirë. Nesër pres të njëjtën ndeshje, shumë të vështirë, duhet shmangur çdo gabim, por do të jetë shumë e vështirë për këdo”, shtoi Sylvinho. (A2