Në ditët e fundit të merkatos së verës, Juventusi ishte pranë fillimit të negociatave për Keylor Navas, por dëshira e papritur e Ronaldos për t’u larguar nuk i la mundësi klubit të punonte edhe për nënshkrimin me portierin e PSG-së.
Duke menduar se costa ricani herët apo vonë do ta humbasë vendin e titullarit dhe duke parë gafat e e shpeshta të Szczesny, në klub propozohet që të nisen përpjekjet për të nënshkruar me të në janar nëse skuadra franceze nuk do të hapë problem ose në verën e ardhshme.
Kotrata e Navas me PSG është e vlefshme deri në vitin 2024, por vlera e tij në treg është 12 milion euro, një shifër që mandje mund të ulet akoma me tepër.
“Zonja e Vjetër” mund të synojë një goditje dyshe, duke ditur se Icardi është gjithashtu në “lupën” e torinezëve. /abcnews.al/