Kryeministri Edi Rama thotë se sot vendosi të flasë për SPAK, pasi mbyllet viti i tretë që ky institucion është ngritur dhe ka mbajtur “të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajustifikueshëm”
Rama thotë se SPAK ka bërë hetim selektiv duke hetuar vetëm njerëzit në kampin socialist ndërkohë që Sali Berisha dhe dosjet që ai I lidh me të “Gërdeci” apo “21 janari” janë lënë në sirtar.
Madje i përcolli dhe mesazhin ndaj ambasadores Yuri Kim e cila i tha se reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme kur udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij.
Edi Rama:”Duhet ta kenë shumë të qartë të gjithë. Shqiptarë, ndërkombëtarë, gazetarë, se kjo parti është I vetmi subjekt në këtë vend, që as nuk I ka bërë, as nuk do ti bëjë, sat ë jem unë këtu jo një herë ndonjë presion drejtësisë. Deri kur të më jepnin një subjekt tjetër. Unë mbetem me këtë qëndrim.
Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vetingu po bën 5 vjet e SPAK 3 vjet nuk do të thotë të bësh presion, se përndryshe çfarë duhet të themi për deklaratat e SHBA-së dhe BE-së ku është kërkuar hapur nominalisht ndëshkimi I politikanëve dhe gjykatësve të korruptuar, presion mbi drejtësinë?! Sipas meje jo! Është kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia për të cilën është bërë investimi më i madh i këtij vendi në aspektin politik. Të jemi të qartë.
Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti apo ish kryeministri të shpallur Nongrata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtëpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. E ta bësh thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe sekretari amerikan I shtetit ka kërkuar që institucionet të bëjnë punën e tyre.
Askush nuk ka kërkuar dënim por hetim. Të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe jo një personi është domosdoshmëri. Të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur se nëse nuk do të ishte e pavarur nuk do të ishin prapa hekurave ish ministra, ish deputetë, ish kryetarë bashkie e ish drejtorë të kësaj partie
Kjo drejtësi duhet të çlirohet nga çdo kompleks dhe frikë e të kaluarës e më në fund të hetohen “21 janari”, të hetohet deri në fund nëse është apo nuk është. Krim shtetëror që të vriten 4 njerëz me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci, disa skandale të mëdha financiare e korruptive. Çfarë presioni është ky?!
Pergjigjja ndaj ambasadores
Edi Rama: “Ka ardhur pika kur ne nuk mund të heshtim! Drejtësia duhet ta thotë nëse ka çështje penale. Ku janë gjykatësit e prokurorët e korruptuar që kanë dalë para drejtësisë? Do të thoni që nuk ka pasur kohë, e ka pasur më shumë kohë për të hetuar çështje më të komplikuara e të hetuara me shumë detaje si ato që dimë dhe nuk paska pasur kohë për të marrë të pandehur gjyqtarë e prokurorë të korruptuar? Si ka mundësi?
Kjo është e pamundur. Është e pajustifikueshme dhe tani është e patolerueshme. Kjo nuk është ndërhyrje. Ndërhyrje është të flasësh me emra, kap atë e kap atë siç flitet përditë. Ne nuk e bëjmë por kërkojmë më shumë.”