Nga foltorja e Kuvendit deputetja Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur ministres së Energjitikës Belinda Balluku. Sipas Tabakut qeveria në vend që të punojë, hedh akuza për opozitën pas 9 vitesh.
Tabuku u ndal edhe tek furnizimi me ujë duke thënë se asnjë prej deputetëve nuk pi ujë në çezma për shkak të rrezikut të ndotjes. Më tej zonja Tabaku u shpreh se për të siguruar një premtim të pa mbajtur qeveria kërkon një borxh prej 80 milion eurosh.
“Të jesh 9 vite në qeveri dhe thoni si kemi qenë para 9 vitesh. Vetëm tek ju e shohim këtë. Fakt se në 2017 u tha se do rritje tarifa e ujit me 44%. Dhe thanë se do keni ujë 24 orë”
“Tani thoni se do merrni kredi 80 milion euro për të bërë premtimin për furnizimim me ujë. Atë premtim që rriti tarifat në 44%. Vijnë këtu dhe na sulmojnë ne që jemi në opozitë. PD nuk është në situatë të mirë sot. Është e kotë të themi që jemi mirë, por të vërtetën do e themi. Qytetarët e presin këtë ata që hapin çezmën dhe pi ujë aty. Asnjë deputet nuk e hap çezmën për të pirë ujë.”
“Pritet edhe një rritje e re e çmimit të ujit në Tiranë. Do kemi një rritje tjetër edhe për ujin me rritjen e energjisë. Besoj se u tha nuk do ketë rritje të tjera. Dhe Konkurrenca tha se nuk duhet të kishte rrije të menjëhershme, por qeveria nuk e zbatoi këtë vendi. Por të vish dhe të thuash që nuk është rritur çmimi.”
“Ajo fasha në 2013 dhe çuan njerëzit në burg për energji. Nuk është rritur thonë, por sot paguhet më shumë. Bizneset paguajnë 18.8 lekë. Kjo sjellë rritje zinxhirë.” tha Tabaku.
/abcnews.al/