“Takimi i radhës i Open Balkan të mbahet në Serbinë Jugore”, Vuçiç: Kemi zgjidhur probleme që i kishim prej 60 vitesh

0
384

Fjala e presidenti serb në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.

“Me Open Ballkna zgjidhëm probleme që i kishim prej 50-60 vitesh.

Ne nuk kemi asnjë kërkese ndaj askujt përveç të jemi miq e të punojmë për interesin e qytetarëve tanë.
Kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Të ketë sa më shumë ithtarë. Dëshiroj që ti përparojmë marrëdhëniet tona.

Takimin e ardhshëm propozoj ta bëjmë në Serbinë jugore në fund të verës. Propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore, ku duhet të themelojmë menjëherë grupe pune, se si të ndihmojmë njëri-tjetrin, qytetarët e tre vendeve tona, por edhe të gjithë rajonit. Janë të mirëseardhur të gjithë vendet e tjera, Bosnjes, Prishtinës, Malit të Zi, etj. Duhet të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta. Sot nënshkruajmë marrëveshjen e diplomave, të lejeve të punës, që të shohim se çfarë dëshirojnë njerëzit.

Të shohim cfarë mund të bëjmë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve, të mallrave, për turizmin, që njerëzit të shkojnë në det në Shqipëri, të vijnë te ky liqen i mrekullueshëm në Ohër, në Shkup”, tha presidenti serb në fjalimin e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.

vijon

/abcnews.al/