“Taksat për biznesin nuk janë zeruar”/ Balla i përgjigjet Bashës: Je gënjeshtar. Biznesi i vogël nuk paguan asgjë

0
222

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklararës së Lulzim Bashës i cili tha se qeveria nuk i ka zeruar taksat për biznesin e vogël. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Balla thotë se Basha gënjen. Po ashtu krahas statusit ai ka nxjerrë edhe një video ku shihet se një qytetar i thotë kryetarit të Partisë Demoktaike se nuk paguan taksa.

Sipas Ballës, taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS

Postimi i Plotë i Taulant Ballës

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe kur gënjeshtari përsëritës bën laps(use), janë qytetarët ata që gjykojnë, kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen. Taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS. Por siç thoshte Jozefina me të drejtë, Lulezimi gënjen edhe kur e pyet sa është ora.