Taksisti merr para një tufë delesh dhe dhish, krijohen radhë të gjata trafiku

0
114

Një taksi është përplasur me një tufë delesh dhe dhish dje pasdite, në Rodos, konkretisht në rrugën nacionale Rodos – Lindos.

Nga përplasja mbetën të ngordhura tre prej bagëtive dhe menjëherë më pas u krijuan radhë të gjata trafiku si pasojë a bllokimit të rrugës.

Disa kalimtar të rastësishëm ishin rrezikuar po ashtu të përplasen nga taksisti i cili ishte përpjekur për të shmangur tufën që kishte pushtuar Rrugën Kombëtare Rodos-Lindos.

Probleme të ngjashme, me në rrugët kryesore, janë regjistruar në të gjithë ishullin prej rreth 20 vitesh, duke shkaktuar indinjatën e banorëve që rrezikojnë jetën çdo ditë.