Nafta po shitet 258 lekësh për litër, prej të mërkurës, duke iu afruar rekordit prej 260 lekësh në fillim të marsit. Për pjesën më të madhe të atyre që kanë një makinë, çmimi konsiderohet I papërballueshëm, ndërsa taksistët në Elbasan thonë se mjetet u kanë mbetur pa klientë dhe me serbatorin bosh.
Me bekimin e të ashtuquajturit “Bordi i Transparencës” ngritur nga qeveria, nafta këto ditë po shitet me 258 lek për litër.
Benzina shitet me 243 lekë/litri dhe i gazi 86 lekë/litri.
Tallet me ne bordi. 3 ditë e ulin 3 ditë e ngrenë” thotë një taksist.
Ashtu si për shumicën e qytetarëve shqiptarë, edhe taksistët në Elbasan e cilësojnë të papërballueshëm çmimin rekord që prej nisjes së krizës
“Nuk ia vlen të punojmë me atë çmim” thotë një taksist tjetër.
Thonë se rritja e vazhdueshme e çmimeve u ka vështirësuar jetesën dhe vazhdimin e punës në shërbim të lëvizjes së qytetarëve.
Paralajmërojne se nësë kjo situatë vijon, do të detyrohen të rrisnin çmimin e biletës.
“Nga 3 mijë lekë u themi 5 po kush hipën në Elbasan me kaq” tregon taksisti
Përndryshe thonë se do të mbyllin taksitë dhe do të reshtohen mes armatës së papunëve.
Bordi i Transparencës thotë se në caktimin e cmimit tavan reflekton atë që ndodh në bursën ndërkombëtare, ku një fuçi naftë shitet me 121 dollarë.
Qytetarë me protesta dhe ekspertët kërkuan rishikimin e taksave mbi karburantin për të ndikuar në uljen e çmimit, por qeveria nuk pranoi.