Talo Çela lëviz i lirë në Elbasan?

0
1010

Talo Çela ka qenë në një lokal, buzë rrugës Elbasan-Përrenjas në momentin kur iu bë atentat Nuredin Dumanit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, që tashmë janë në duart e policisë, rezulton se i shumëkërkuari rreth orës 17:35, kohë kur u sulmua me armë Dumani në Papër, ishte nën shoqërinë e dy personave të tjerë, në një lokal në fshatin Xhyrë.

Edhe pse aksi rrugor Elbasan-Përrenjas është një nga më të survejuarat nga ana e policisë. Edhe pse lëviz lirshëm, forcat e rendit nuk kanë mundur ta arrestojnë të shumëkërkuarin Talo Çela.

Pas atentatit në Papër të datës 29 mars, ku Dumani mbeti i plagosur, në qytetin e Elbasanit kanë zbarkuar dhjetëra forca të RENEA-s dhe të FNSH-së në kërkim të të shumëkërkuarit Talo Çela, dhe anëtarëve të grupit të tij.