Pronarët e bareve dhe restoranteve në Romë protesuan sot para parlamentit kundër dekretit me masate reja kufizuese për Covid që parashikon mbylljen e tyre në orën 18:00, por funksionimin gjatë të dielës.
Protestuesit i bënë thirrje presidenti Mattarella të ndërhyjë për anulimin e dekretit.
Rreth 200 militantë të së djathtës ekstreme u përplasën me policinë italiane gjatë një demonstrimi kundër një ndalim qarkullimi në Romë, menjëherë pas mesnatës, të dielën, duke hedhur shishe me benzinë dhe shashka drejt policisë.
Shtatë protestues u arrestuan gjatë tubimit që vjen një natë pasi qindra njerëz ndezën në flakë kazanët e mbeturinave dhe qëlluan me gurë policinë në Napoli, në një tjetër protestë kundër masave anti-Covid.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte ndërkohë ka firmosur një dekret të ri me masa kufizuese anti covid, mes të cilave, mbyllja në orën 18 e të gjithë restoranteve e bareve që në anën tjetër do të jenë të hapur të dielën dhe masa do të jetë në fuqi deri më 24 nëntor.
Në shkollat e mesme do të jetë e mundur që mësimi të mbahet në distancë ndërkohë që parashikohet mbyllja e palestrave, pishinave, qendrave estetike dhe atyre termale.
Ora news