Tani mund të bëni plazh edhe në Elbasan! Ja se ku mund të shkoni

0
2028

Kujtdo që ka përshkuar aksin rrugor Elbasan – Librazhd, i ka rënë në sy peisazhi i bukur në të djathtë të rrugës nga lumi Shkumbin i cili përshkon Shqipërinë e Mesme . Pushues të shumtë, jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga qytete të tjera përreth këtij rajoni, prej shumë vitesh preferojnë të bëjnë plazh dhe të marrin rreze dielli nën rrapat e lumit që gjenden kudo.

Të shumtë janë ata të cilët edhe këtë fundjavë kanë zgjedhur që të kalojnë duke shijuar rrezet e diellit dhe freskinë e lumit. Të pyetur, pushuesit shperehen se ky vend ka nja pamje të mrekullueshme, kushton më lire ndaj dhe vijnë vazhdimisht këtu.

Ata thonë se nëse do të kishte investime ky vend mund të kthehej në një pikë të rëndësishme turistike.

Thuajse gjatë gjithë gjatësisë së lumit Shkumbin gjen çadra të vendosura nga banorët e zonës, tek tuk edhe ndonjë turistë aventurierë. Ata të cilët do të zgjedhin të kalojnë një ditë ndryshe buzë lumit Shkumbin do të kenë mundësinë që jo vetëm të bëjnë plazh por gjithashtu të shikojnë freskinë, bukurinë dhe gatimet tradicionale të zonës në restorantet perreth.