“Tapë” në timon dhe me doza ekstazi dhe kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Himarë

0
1751

Një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike në Himarë është arrestuar nga policia.

Në pranga ra A. A., 40 vjeç, banues në Gjermani, i cili gjatë momentit që po ndiqej nga policia ka kryer manovra të rrezikshme me automjet për shkak të gjendjes së dehur.

Pas ndalimit nga Policia dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis.

Në pranga ra edhe  A. M. 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi i siguronte lëndët narkotike 40-vjeçarit.

Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e shtetasit A. A. dhe 2 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.