“Tapë” në timon, qytetarët denoncojnë shoferin e autobusit në Durrës, arrestohet 57-vjeçari

0
148

Policia e Durrësit ka arrestuar një 57-vjeçar i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur.

Shërbimet e policisë kishin marrë informacion nga qytetarët se një autobus kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak.

Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtuesi i autobusit  shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen  të Shijakut, drejtonte autobusin në gjendje të dehur në masën 1.48 mg për litër

Në përfundim të veprimeve u  bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale”Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt ”(në gjendje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

57-vjeçari gjithashtu u ndëshkua me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.