Igli Tare do të largohet nga Lazio por jo nga Italia. Edhe pse gjatë muajve të fundit është përfolur për një zhvendosje të mundshme në Gjermani, ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare në një moment krize me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, do të udhëtojë më në veri të Gadishullit Apenin.
Klubi i Parmës dhe Tare janë në bisedime të avancuara madje sipas mediave në vendin fqinjë, ai ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake për një kontratë 2-vjeçare me klubin emiljan për 800 mijë euro në vit.
Po sipas zërave mediatikë, Tare do të japë dorëheqjen shumë shpejt nga Lazio për t’i dhënë fund bashkëpunimit 14-vjeçar me klubin kryeqytetas për shkak të mosmarrëveshjeve edhe me trajnerin Maurizio Sarri.