Tatimet kalojnë në ‘sitë’ pronarët e makinave luksoze, nis kontrollet nëse të ardhurat e tyre ‘justifikojnë’ blerjen e shtrenjtë

0
2

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit rrugor, rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024, nga persona të cilët nuk kanë deklaruar të ardhura.

“Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitetet.

Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së: Të ardhurave të deklaruara pranë AT, Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, thuhet në njoftim