“Taulant Bego Yaris, hajdut xhepash”, Berisha nga SPAK lexon pjesë nga dosja: Pini i thotë Suel Çelës se dosjen do e kalonin në OFL

0
2

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur vetëm pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ashtu si çdo herë tjetër, Berisha ka zgjedhur të lexojë një pjesë sipas tij nga dosja “Toyota Yaris” duke u ndalur edhe tek ministri Taulant Balla.

Sali Berisha: Taulant Bego Yaris, është një personazh unik. Është edhe hajdut xhepash, nuk ngurron t’u kërkojë mbushmani kartën e telefonit. Ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën në Tiranë.
Janar 2021, Sueli është në diskutim me Pini D787Bo në lidhje me një çështje kundër tij të nisur nga OFL. Dosja ndodhet në SPAK.
Pini thotë se: Do ta kthej dosjen nga SPAK në OFL. E shihni si bëhen pazaret, e pastaj më thoni mua pse them organizatë kriminale. I bëjnë dosjet top futbolli nga SPAK tek OFL.
Në fund thuhet: Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Dmth do ta bëjë se s’ka ku të shkojë. Kjo ishte sot për Taon dhe redaktorin.